top of page


Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” po i kthehet qytetit e restauruar!
Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” po i kthehet qytetit e restauruar, duke respektuar çdo detaj të objektit të dikurshëm. Pas rikonstruksionit biblioteka do të jetë një hapësirë ku fëmijët do të gjejnë jo vetëm librin, por edhe mundësi trajnimi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Me këtë investim nderojmë vizionin e filantropit korçar Thoma Turtulli, i cili ia dhuroi këtë bibliotekë rinisë korçare me dëshirën që të shërbejë si një vend që i afron fëmijët dhe të rinj
Nov 19, 2025


Shqipëria hyn në hartën e dasmave ndërkombëtare
Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për çiftet e huaja që duan të martohen. Nga bregdeti mahnitës i Jugut te kështjellat mesjetare dhe fshatrat piktoreskë, vendi ofron një sfond unik që ndërthur natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale. Gjatë katër viteve të fundit, Shqipëria e ka forcuar pozicionin e saj në hartën e “destinacioneve të dasmave”. Çiftet nga Europa po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të destinacioneve më të sht
Nov 16, 2025


“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë dhe vend të Trashëgimisë Botërore
Me rritjen e numrit të turistëve këtë verë në Rivierën Shqiptare dhe hapjen e shumëpritur të aeroportit të ri në Vlorë, Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike shumë të merituar, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në “Travel Off Path”. Megjithatë, jo të gjitha vendet sekrete të Shqipërisë janë zbuluar nga pjesa më e madhe e vizitorëve – dhe pa dyshim që vendit të bukur ballkanik këto nuk i mungojnë! Vizitorët e rregullt nuk janë të vetmit që sapo kanë fillu
Nov 16, 2025


Ndarja e çmimeve në Pallatin e Kongreseve, vepra letrare dhe përkthimet më të mira të vitit
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohej ceremonia e ndarjes së çmimeve të Panairit të 28-të të Librit. Çmimi "Autori më i mirë i vitit" iu dha Artan Fugës për romanin "Ndëshkimi i dytë i Evës", botuar nga "Papirus". Vepra ndërthur mitin e zanafillës, dramat e jetës familjare dhe urbane, si dhe zhvillimet teknologjike, duke ofruar një reflektim të thellë mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore. Çmimi për përkthimin më të mirë iu dha Virgjil Muçit për përkthimin e romanit të Perc
Nov 15, 2025


“Vallja Devolliçe” synon UNESCO-n. Devolli prezanton pasurinë e tij kulturore në Akademinë e Shkencave
Bashkia Devoll prezantoi sot “Vallen Devolliçe” në Konferencën Shkencore të organizuar nga Shoqata “Devolli”, zhvilluar në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Kjo valle tradicionale, e trashëguar brez pas brezi, u shpalos si një nga elementet më përfaqësuese të identitetit kulturor devollit dhe të traditës shqiptare. Me energjinë, ritmin karakteristik dhe harmoninë e saj, “Vallja Devolliçe” synon të marrë një vend të rëndësishëm edhe në skenën ndërkomb
Nov 15, 2025


Sot fillon Kreshma e Krishtlindjes
Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës. Kjo është një prej periudhave kreshmore që Kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha. Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet në 25 dhjetor, solli gëzim shumë të madh (Mattheu 2:10).
Nov 15, 2025


Artistë nga rreth 30 shtete të botës çelën ekspozitën në Galerinë e Arteve Pogradec
Artistë nga rreth 30 shtete të botës, mes tyre India, Turqia, Italia, Greqia, Kosova, Shqipëria, Brazili, Malajzia, Bangladeshi, Meksika, Bullgaria, Spanja, Portugalia, Korea, Lituania, Vietnami, Singapori e shumë vende të tjera, çelën ekspozitën në Galerinë e Arteve Pogradec, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit. Artistët u shprehën të mahnitur nga mikpritja e pogradecarëve, nga bukuritë natyrore të qytetit, si dhe nga qetësia dhe frymëzimi që u ofron liqeni dhe
Nov 15, 2025


KUJTESË PËR POETIN/ Vdekja e Lasgush Poradecit, çapitja e një hapi që ndalon, fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqime malli
Ai, Lasgush Poradeci, nuk është prej kaq vitesh në të jetshmit e kësobote. Por poezia e tij, shpirti i dlirë e këndimtar i një zemre andshmërie, vijon të ledhatojë valët e liqenit të mallshëm të Pogradecit, atij mëtimi të urtë që flinte në ëndjen e poetit dhe zgjohej në tamëltimin e vargjeve e epjen joshëse të syve të tij të ujtë e zemrën trazimtare. Dhe erdhi ajo ditë nëntori, për të kumtuar një mort dhe për të nënshtruar një zëshmëri zjarrmëtare, duke e mëtuar vdekshmërinë
Nov 13, 2025


Çelet ekspozita e piktorit Niko Mosko në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko”
Në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko” u çel ekspozita e piktorit Niko Mosko, i cili solli për publikun korçar një mozaik emocionesh dhe ngjyrash. Në këtë ekspozitë, autori prezantoi një përzgjedhje të gjerë veprash me motive të natyrës, nënës, luleve, detit dhe jetës së përditshme, duke reflektuar ndjeshmërinë dhe shprehësinë e tij artistike. Urime artistit për këtë paraqitje mbresëlënëse dhe suksese në krijimet e tij të ardhshme! “KORÇA BOOM”
Nov 4, 2025


Edicioni i 5/ Kolonia e piktorëve "VJESHTË NË MALIQ"
Bashkia Maliq, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Turizmit dhe Arte, organizojnë koloninë e piktorëve "VJESHTË NË MALIQ" Edicioni i 5. Bukuritë e natyrës që ofron vjeshta, në Pyllin e Fazanëve, Luginën e Lumit Devoll edhe më gjërë, do të shprehin në telajo me penalatat e tyre piktorë nga e gjithë Shqipëria, në datat 6; 7; 8 dhe 9 Nëntor 2025. Në datën 9 Nëntor ora 14⁰⁰, organizohet në sheshi para Bashkisë, ekspozita "VJESHTË NË MALIQ" me pikturat e realizuara. “KORÇA BOOM”
Nov 4, 2025


Kolonjë: Viti i 8-të me 45 artistë nga trevat shqiptare, mbahet kolonia e piktorëve
Për të 8-tin vit radhazi në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve. Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tre ditë do të pikturojnë atraksionet turistike dhe pamjet më të veçanta që kjo krahinë fal. Sipas tyre, vjeshta e Kolonjës këtë herë është magjike dhe rri mirë në telajo. “ Unë jam Pashk Pervathi piktor nga Lezha, është e disata herë që vij në Kolonjë. Kam ardhur në Kolonjë, më pëlqen shumë. Më pëlqen relievi, Gramozi pafund si skulpturë në natyrë, e kam pikturuar disa h
Nov 2, 2025


Ditët e Mios/ Aty ku arti takon të ardhmen
DITËT E MIOS U takuam në Galerinë Dixhitale GAD, aty ku u shfaq dhe ekspozita "Rilindja Italiane" Folëm për pikturën, për të ardhmen, për shpirtin krijues që bashkon artistët nga vende të ndryshme. U ndanë mendime, frymëzim, dhe dëshira për të sjellë forma dhe evente të tjera për artin fingurativ në Korçë. Dit ë t e Mios, aty ku arti takon të ardhmen. “KORÇA BOOM”
Oct 30, 2025


Kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë, monument i rrallë i trashëgimisë fetare e kulturore
Një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore është kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë (qarku i Korçës). Ajo gjendet në hyrje të fshatit, rreth 25 km nga Korça dhe 5 km nga Voskopoja. Kjo kishë është Monument Kulture i Kategorisë I. “Shën Gjergji” i Shipskës është ngritur në shekullin e 17-të dhe i përket grupit të bazilikave të Voskopojës. Kjo është bazilikë trenefshe me sistem mbulimi të përbërë prej qemerësh, kupolash dhe harqesh. Specialistët e Drejt
Oct 29, 2025


Lini, pasuri e kulturës shqiptare, fiton statusin e ansamblit arkitektonik urban
Fshati i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky lajm vjen si një njohje e rëndësishme për vlerat kulturore dhe historike të fshatit, i cili tashmë renditet ndër vendet më të çmuara për ruajtjen e traditës dhe arkitekturës autentike shqiptare. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili publikoi edhe një video nga fshati i Linit. Në postimin e tij, ai shkruante:“Mirmëng
Oct 25, 2025


Tradita dhe shijet e Devollit në qendër të vëmendjes!
Tradita dhe shijet e Devollit në qendër të vëmendjes! Nxënësit e gjimnazit “Fuat Babani” sollën një aktivitet plot ngjyra e energji, ku u promovuan produktet vendase, gatimet tradicionale dhe pasuritë natyrore të zonës. Në aktivitet nuk munguan as vallet e bukura popullore, ndër to edhe e dashura “Vallja Devolliçe”, e cila solli emocion dhe krenari për trashëgiminë tonë kulturore. Ky aktivitet është një shembull i bukur i mënyrës se si brezi i ri ruan dhe përcjell traditat, k
Oct 25, 2025


Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
Fshati i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. “Mirmëngjes, dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë.” Lini mbetet një nga destinacionet më piktoreske të Shqipërisë, që dëshmon lidhjen e ngushtë mes njeriut, traditës dhe natyrës në brigjet e li
Oct 25, 2025


Lasgush Poradeci “rikthehet në jetë” në Korçë, falë një 12-vjeçari dhe inteligjencës artificiale!
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua një aktivitet i veçantë në nder të poetit të madh shqiptar, Lasgush Poradeci, me temën “Lasgush Poradeci, poeti i shpirtit, dashurisë dhe liqenit”. Ky aktivitet solli për publikun një mënyrë krejt të re për të përjetuar figurën e poetit, duke ndërthurur artin me teknologjinë moderne. Në qendër të eventit ishte përdorimi i inteligjencës artificiale, përmes së cilës Lasgushi u rikthye në formën e një hologrami, një ide dhe realiz
Oct 24, 2025


150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia do të jenë në Korçë më 24, 25 dhe 26 tetor, për edicionin e parë të “Lulu Fest”!
150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia do të jenë në Korçë më 24, 25 dhe 26 tetor, për edicionin e parë të “Lulu Fest”! Ky është edicioni i parë i një festivali që e kemi konceptuar me dashuri dhe respekt të veçantë për traditën korçare, por edhe me një vizion të qartë për të ardhmen kulturore të qytetit. “Lulu Fest” mban këtë emër në nder të Lulushit, artistit të madh korçar, një prej talenteve më të spikatura në artin frymor shqiptar, i cili ka tejkaluar kufi
Oct 22, 2025


“My Way”, një mbrëmje magjike në qytetin e artit/ Me këngëtaren e mirënjohur Olsa Pema
“My Way”, një mbrëmje magjike në qytetin e artit. Mbrëmjen e djeshme, në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, publiku korçar përjetoi një koncert plot emocion dhe elegancë me këngëtaren e mirënjohur Olsa Pema. Nën drejtimin artistik të Ema Kançi dhe me pjesëmarrjen e baritonit të ftuar Noel Prifti, koncerti “My Way” solli një udhëtim muzikor të paharrueshëm që mbushi sallën me duartrokitje dhe emocion. Korça vazhdon të jetë një skenë e hapur për talentet shqiptare dhe një vatër ku arti
Oct 19, 2025


Festivali Ndërkombëtar i Bandave / Korça: Nevruz Nure (Lulushi)
Festivali Ndërkombëtar i Bandave / Korça 24/25/26 Tetor Nevruz Nure (Lulushi) Nevruz Nure, i njohur nga të gjithë me emrin e tij artistik Lulushi, lindi në Korçë më 23 mars 1954 dhe ndërroi jetë më 23 prill 1990. Ai u rrit në një familje me tradita që në fëmijëri tregoi prirje të rralla për muzikën, duke gjetur zërin e tij të vërtetë në klarinetë. Si klarinetist, Lulushi u bë një nga figurat më të dashura të skenës muzikore të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë Juglindore. Ai u
Oct 18, 2025
bottom of page
