top of page


Rritje page 135 euro për Mjekët, njohje e viteve të punës për Infermierët
Kryeministri Edi Rama njoftoi se për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim, për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale. Gjatë konferencës së fundvitit, Rama bëri me dije se do të ndërmerren dy hapa kryesorë: krijimi i Institutit Kombëtar të Tumoreve dhe rrjetëzimi i sistemit të kimioterapisë në spitalet e tjera, me qëllim uljen e fluksit në Spitalin Kryesor të Tiranës dhe rritjen e kapaciteteve të shërbimit. Ai shto
Dec 30, 2025


Mrekulli mjekësore, ndahen me sukses binjaket e bashkuara
Një histori shprese dhe mrekullie vjen nga Peruja, pikërisht në prag të festave të fundvitit. Një spital në kryeqytetin Lima ka njoftuar ndarjen me sukses të dy vajzave binjake të lindura të bashkuara, një ndërhyrje jashtëzakonisht e rrallë dhe tepër e ndërlikuar, të cilën mjekët e kanë cilësuar si një “mrekulli mjekësore”. Binjaket Ailani dhe Alif Palacios Picon erdhën në jetë më 5 tetor të këtij viti në qytetin Huanuco, në pjesën qendrore-lindore të Perusë. Ato lindën para
Dec 28, 2025


Gripi i stinës agresiv te fëmijët/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..
Gripi po shfaqet agresiv tek fëmijët në këtë periudhë. Temperatura e lartë, rezistente dhe që zgjat në kohë, po karakterizon viruset në qarkullim. Rëndimi i gjendjes shëndetësore ka bërë që, sipas mjekëve, shumë fëmijë të kenë nevojë për trajtim në spital. “Bën përshtypje tek rastet me influenza A një temperaturë e lartë prej ditësh, 39-40 gradë Celsius, që bëhet shumë shqetësuese për prindërit, natyrisht që vijnë në urgjencë dhe të shqetësuar për të ulur temperaturën, e cila
Dec 28, 2025


Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, fëmija i pavaksinuar vjen nga Anglia
Rasti i parë me fruth në Shqipëri është konfirmuar tek një fëmijë i pavaksinuar, i cili ka ardhur së fundmi nga Anglia. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore, të cilat sqarojnë se fëmija ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), menjëherë pas konfirmimit të rastit është kryer hetimi epidemiologjik për të identifikuar kontaktet e mundshme dhe për të parandaluar përhapjen e virusit
Dec 26, 2025


Rama premton, barna për Onkologjikun dhe rritje pagash për mjekët
Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik, ku mbajti edhe një fjalim nga Shërbimi Onkologjik. Kreu i qeverisë deklaroi se me buxhetin e ri do të garantohet furnizimi i plotë me medikamente për të gjithë pacientët onkologjikë, si dhe rimbursimi për rreth 400 mijë qytetarë. “Do sigurojmë të gjithë sistemin onkologjik me barna. Kjo do të bëhet përmes rrjetëzimit të shërbimit edhe në spitalet r
Dec 24, 2025


Varianti K i gripit AH3N2, transmetueshmëri më e lartë, por pa panik në Shqipëri
Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar një mutacion, dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë. Varianti K i këtij virusi ka sjellë një rritje të numrit të të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës. Në Shqipëri, ekspertët theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi ky virus ka qarkulluar edhe më parë dhe, edhe pse ka pësuar një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje. Viruset e gripit gjithmonë pësojnë ndryshime, dhe për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, edhe pse
Dec 9, 2025


Vaksina e fruthit lidhje me autizmin? Epidemiologia Daja sqaron: Nuk është e vërtetë, mosvaksinimi rrezikon fëmijët
Rastet sporadike të fruthit të regjistruara këtë vit në vend lidhen drejtpërdrejt me fëmijët e pavaksinuar. Mjekët epidemiologë rikujtojnë se teoria që e lidh vaksinën me autizmin është rrëzuar shkencërisht dhe u bëjnë thirrje prindërve të respektojnë kalendarin e vaksinave. Fenomeni i shtyrjes nga disa prindër së vaksinës së Fruth-Rubeolë-Parotit, për shkak të lidhjes së rreme që i bëhet me shfaqjen e autizmit nga persona jo-specialistë, ka sjellë pasoja të dukshme në vendin
Dec 2, 2025


Abuzimet në tregun farmaceutik, barna të mbajtura në lagështirë
Në tregun farmaceutik në vend vijojnë abuzimet. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në raportin vjetor të vitit të kaluar, nxjerr në pah disa problematika të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve. Sipas raportit, gjatë inspektimeve sanitare në subjektet e tregtimit të barnave (farmaci dhe depo farmaceutike), janë konstatuar mangësi të tilla si mungesa e Akt-Miratimit higjieno-sanitar. Po ashtu, në shumë raste nuk dihet çfarë ndodh me medikamentet e ska
Dec 1, 2025


Gripi i shpendëve nën vëzhgim: Ekspertët paralajmërojnë skenarin më të keq
Pesë vjet pas pandemisë së koronavirusit që tronditi botën, një paralajmërim i ri vjen nga Instituti Pasteur, i cili ngre alarmin për rrezikun e një pandemie të mundshme nga gripi i shpendëve. Sipas agjencisë Reuters, ekspertët paralajmërojnë se nëse virusi pëson mutacion dhe fiton aftësinë për t’u transmetuar nga një person te tjetri, situata mund të bëhet shumë serioze. Aktualisht, virusi po qarkullon me shpejtësi te shpendët e egër, shpendët e rritur në fermë dhe një sërë
Nov 27, 2025


Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar
“Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale. Bashkë me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim të Covid. Në lidhje me infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme ka filluar një trend normal dhe i pritshëm në rritje, janë 12 mijë raste me infeksione”, pohoi ai. Tenden
Nov 24, 2025


‘Vaksinohuni’/ Paralajmërimi: Një lloj i ri gripi po përhapet 'jashtëzakonisht herët' në Evropë
Zyrtarët e shëndetësisë po përgatiten për një sezon të ashpër gripi në Evropë, ndërsa një lloj i ri viral përhapet "jashtëzakonisht herët" në të gjithë bllokun. Autoritetet po zbulojnë rastet e gripit tre deri në katër javë më herët se në dy vitet e fundit, sipas një raporti të ri nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila mbulon Bashkimin Evropian, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Një lloj i ri i gripit A, i njohur si nënklada H3
Nov 21, 2025


Virus hemorragjik në Afrikën Lindore. Etiopia njofton rastet e para të Marburgut
Etiopia ka konfirmuar disa raste të virusit shumë të rrezikshëm Marburg në pjesën jugore të vendit, njoftoi Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC). Ky virus konsiderohet një nga patogjenët më të vdekjeprurës të njohur. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur të premten se të paktën nëntë raste janë konfirmuar në rajonin jugor të Etiopisë, vetëm dy ditë pasi CDC Afrikane u njoftua për një virus
Nov 16, 2025


Kush duhet të vaksinohet kundër gripit dhe kovidit
Vaksinimi i ri për Covid dhe gripin ka nisur – ja cilët qytetarë duhet ta bëjnë patjetër sipas mjekëve Kanë nisur vaksinimet e reja kundër Covid-19 dhe gripit sezonal, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbrojtjes, sidomos për grupet më të ndjeshme të popullatës. Sipas mjekëve, rastet e Covid-it janë shtuar përsëri, ndaj qytetarët duhet të vaksinohen pa vonesë. Barnat antivirale kanë rezultuar shpëtimtare për personat me sëmundje kronike ose të moshuar, duke ulur ndjeshëm
Nov 10, 2025


Gjermania “thith” mjekët e Ballkanit, 30% e stafit shqiptar tashmë jashtë vendit!
Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron. Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023. Bosnja dhe Kosova janë edhe më të prekura sipas studimit. Në vitin 2023, numri i shtetasve nga Kosova që punojnë në sistemin gjerman të ku
Nov 3, 2025


Rezonanca magnetike e gjirit, ekzaminimi që zbulon kancerin edhe kur mamografia dështon
Mamografia me rezonancë magnetike, e njohur edhe si Rezonanca Magnetike e Gjirit, është metoda më e ndjeshme dhe më e besueshme që ekziston sot për diagnostikimin e kancerit të gjirit. Ajo është vendosur ndërkombëtarisht si ekzaminimi që mund të zbulojë me saktësi edhe lezionet më të vogla që shpëtojnë nga mamografia apo ultratingulli klasik. Një nga avantazhet kryesore të rezonancës magnetike është se nuk përdor rrezatim jonizues, ndaj është plotësisht e sigurt për t’u kryer
Nov 2, 2025


Një vaksinë e re ruse kundër kancerit, pritet të testohet në Serbi
Sipas një artikulli të “Corriere della Sera” (21 tetor 2025), Rusia ka shpallur një vaksinë të re kundër kancerit, të quajtur “Enteromix”, e cila do të testohet për herë të parë në Serbi. Sipas autoriteteve ruse, vaksina përdor inteligjencën artificiale për të kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin e tumorit dhe për të trajtuar sëmundjen, veçanërisht melanomat dhe kancerin e zorrës së trashë. Qeveria serbe ka nënshkruar një marrëveshje me Putinin, dhe pritet që p
Oct 26, 2025


Rimbursimi i barnave, mjeku: Shqiptarët paguajnë dhjetëra herë më shumë, sesa përfitojnë
Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar-gusht numri i përfituesve është pakësuar. Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025, nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të b
Oct 24, 2025


Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar - gusht numri i përfituesve është pakësuar. Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të
Oct 23, 2025


Gripi i pazakontë në Japoni shkakton ndërprerje të shkollave dhe shton shqetësimet për dimrin që po vjen
Sezoni i gripit ka mbërritur shumë më herët se zakonisht në Japoni këtë vit, plot pesë javë përpara krahasuar me vitin 2024. Deri më 10 tetor janë raportuar 6,013 raste të konfirmuara, ndërsa mbi 100 shkolla kanë vendosur të mbyllen përkohësisht. Këto shifra alarmante e shtynë Ministrinë e Shëndetësisë në Tokio që, më 3 tetor, të shpallte se “Japonia është në mes të një epidemie gripi”, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin masa parandaluese si larja e shpeshtë e duarve, p
Oct 17, 2025


Një legjendë e mjekësisë shqiptare, Ahmet Hoxhallari, largohet nga jeta
Ndarja nga jeta e mjekut Ahmet Hoxhallari ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familjen dhe rrethin e tij të ngushtë, por edhe në gjithë komunitetin korçar e më shumë përkushtimin, humanizmin dhe ndershmërinë që e karakterizonte, ai u bë një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara në mjekësinë shqiptare. I lindur dhe i rritur në qytetin e Korçës, Ahmet Hoxhallari do të lidhte fatin e tij me profesionin e mjekut, duke i qëndruar besnik për gjithë jetën. Pas përfund
Oct 17, 2025
bottom of page
