top of page


AKSIDENT/ Përplasen dy automjete, një i lënduar niset në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik- Rrëshen, duke përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake nga burime në vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur
Aug 2


Protesta në Maliq/ Banorët: Të rishikohet Reforma Territoriale, deputetët e Korçës të mos e votojnë
Banorë të qytetit të Maliqit dhe zonave përreth protestuan këtë të diel para godinës së Bashkisë Maliq kundër projektit të Reformës Territoriale, e cila planifikon që kjo njësi t'i kalojë Bashkisë Korçë. Me pankarta dhe thirrje kundër ndryshimit të hartës administrative, protestuesit thanë se një vendim i tillë do të sjellë humbjen e funksioneve administrative, rënie të aktivitetit ekonomik dhe vështirësi për qytetarët në marrjen e shërbimeve. Protestuesi Jurgen Isufllari, th
Aug 2


Tragjedi, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit pas aksidentit në punë
Është gjetur dhe nxjerrë trupi i pajetë i një 40-vjeçari, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë gjatë procesit të punës në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik zhvilluan kërkime intensive, të cilat çuan në gjetjen e viktimës, e cila kishte mbetur e bllokuar nga materiali i kromit pasi kishte rënë në një furnel. Viktima është identifikuar me inicialet I.
Aug 2


Lëkundje sizmike, ja sa ishte magnituda e tërmetit
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është ndier edhe në disa zona përreth qytetit. Shumë qytetarë kanë raportuar se kanë dalë jashtë banesave menjëherë pas lëkundjeve, të alarmuar nga goditja sizmike. Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet kompetente vijojnë monitorimin e
Aug 2


Dy helikopterë zjarrfikës përplasen gjatë operacionit në Greqi, një ekuipazh ende i pagjetur
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Psathës, në Greqi, ku dy helikopterë të angazhuar në operacionet për shuarjen e një zjarri janë përplasur në ajër. Menjëherë pas aksidentit, autoritetet greke aktivizuan një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, duke angazhuar forca zjarrfikëse dhe ekipe emergjence për të lokalizuar ekuipazhet e mjeteve ajrore. Sipas informacioneve paraprake, është gjetur ekuipazhi i njërit prej helikopterëve, ndërsa operacioni vijon p
Aug 2


Rama u përgjigjet kritikëve: "Në PS nuk ka regjim, të gjithë do të dëgjohen"
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve dhe kundërshtimeve që kanë shoqëruar propozimin për reformën territoriale, duke theksuar se procesi është ende në fazën e konsultimit publik dhe se çdo mendim do të dëgjohet. Përmes një reagimi publik, kreu i qeverisë ironizoi kritikat dhe zërat që flasin për pakënaqësi brenda Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si një "qarje halli" dhe një "agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat". Rama theksoi se, përveç rastit të djegies s
Aug 2


"Doreza e boksit korçar" që sfidoi diktaturën, kujtohet Dhori Gernjoti
2 gushti i vitit 1967 zë një vend të veçantë në historinë e qëndresës antikomuniste në Shqipëri. Në këtë datë u shënua një nga aktet më të guximshme të rezistencës ndaj regjimit komunist, thyerja e Burgut famëkeq të Burrelit, një institucion që për dekada u kthye në simbol të terrorit, izolimit dhe persekutimit të kundërshtarëve politikë. Burgu i Burrelit konsiderohej një nga burgjet më të fortifikuara të diktaturës, ku mbaheshin të burgosur intelektualë, nacionalistë, klerik
Aug 2


Tragjedi, humb jetën futbollistja 20-vjeçare
Një histori prekëse ka tronditur botën e sportit dhe opinionin publik. Mes viktimave të krizës së migracionit në Ceuta është edhe Faten Ben Amar El Azizi, futbollistja 20-vjeçare nga Maroku, e cila humbi jetën teksa përpiqej të kalonte me not drejt Spanjës në kërkim të një jete më të mirë. Faten ishte pjesë e ekipit të femrave të Moghreb Atlético Tetuán, ku konsiderohej një lojtare me të ardhme premtuese. Në një deklaratë prekëse, klubi i saj theksoi se ajo nuk ndiqte famën a
Aug 2


Flakët përfshijnë pallatin, nuk dihet nëse ka të lënduar
Një zjarr ka shkaktuar alarm mes banorëve të zonës, pasi tymi i dendur dhe flakët janë përhapur me shpejtësi, duke ngritur shqetësim për situatën. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin më s
Aug 2


Një tjetër largim nga Skënderbeu, talenti i akademisë transferohet
Një tjetër futbollist i dalë nga akademia e Skënderbeut ka vendosur të vazhdojë karrierën në një klub tjetër. Sulmuesi 19-vjeçar Fidel Korçari, një nga lojtarët më premtues të ekipit U-19, është larguar nga bardhekuqtë dhe ka firmosur me Kukësin. Largimi i Korçarit vjen pasi te Skënderbeu nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme për të bërë hapin drejt ekipit të parë, ku objektivat e klubit në Superiore kërkojnë lojtarë me më shumë eksperiencë. Kukësi ka zyrtarizuar sot afrimin e
Aug 2
bottom of page
