top of page

Aksion i papritur në Devoll/ 34-vjeçari kapet me dr*gë dhe municion në shtëpi

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Policia ka finalizuar një operacion antidrogë në Devoll, të koduar “Braçanj”, duke çuar në arrestimin në flagrancë të një 34-vjeçari që dyshohet për veprimtari të paligjshme lidhur me lëndët narkotike dhe municionet luftarake.


Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, organizuan operacionin pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas ushtronte veprimtari të paligjshme që lidhen me prodhimin dhe shitjen e drogës, kultivimin e bimëve narkotike si dhe mbajtjen pa leje të municioneve.


Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.


Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi fara Cannabisi, një sasi municioni luftarak si dhe një shumë parash, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

"KORÇA BOOM"


bottom of page