top of page

Arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore Nr.10 për ngacmim s*eksual ndaj pacientes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Një ngjarje e rende eshte regjistruar ne Qendres Shendetesore Nr.10 ne Tirane, ku një mjek eshte arrestuar nga policia, pasi akuzohet per ngacmim seksual ndaj një pacienteje gjate një vizite mjekesore.

Mjeku, i identifikuar me inicialet S. M. (Sinan M.), u denoncua publikisht nga emisioni investigativ “Stop”, qe transmetoi pamje te renda ku ai shihet duke i bere komente me permbajtje erotike dhe duke e prekur ne menyre te papërshtatshme nje paciente, e cila kishte shkuar per te kerkuar ndihme mjekesore.


NgjarjaSipas materialit investigativ, gruaja kishte shkuar fillimisht ne nje farmaci per te matur tensionin, ku kishte takuar mjekun. Ky i fundit e kishte ftuar ne qendren shendetesore per t’i bere nje vizite me te plote. Gjate kontakteve te mevonshme, mjeku filloi ta ngacmonte ne menyre te papërshtatshme, duke e pyetur per jeten private dhe duke e ftuar ne takime jashte pune.


Ne regjistrimet e publikuara, ai degjohet duke i thene pacientes:“Kam qejf te shkoj me ty.”

Ne vijim, mjeku perdor nje gjuhe vulgare dhe i tregon asaj histori intime me ish-kolege dhe praktikante, duke perfshire edhe pretendime per “marredhenie treshe”.

Reagimi i institucionevePas publikimit te rastit, Policia e Tiranes nderhyri menjehere dhe arrestoi mjekun, ndersa Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor njoftoi pezullimin e tij te menjehershem nga detyra. Autoritetet shendetesore theksuan se nuk do te tolerohet asnje forme abuzimi apo sjelljeje te pahijshme ne raport me pacientet.


“Ngjarja eshte e papranueshme dhe demton rende figuren e mjekut dhe besimin e pacienteve. Institucionet do te bashkepunojne ngusht me organet e drejtesise per ndeshkimin e pergjegjesve,” thuhet ne reagimin zyrtar.

Hetimet vazhdojneAktualisht, Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per vepren penale te ngacmimit seksual, ndersa pritet qe ndaj mjekut te zhvillohet edhe procesi disiplinor brenda sistemit shendetesor publik.


Ky rast ka ngjallur indinjate te madhe publike, duke rihapur debatin per etikën profesionale ne mjekesi dhe nevojen per mekanizma me te forte mbrojtjeje per pacientet, sidomos grate qe shpesh gjenden ne situata te pafavorshme gjate konsultave mjekesore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page