top of page

Boboshtica, fshati i plakur/ Shumë pranë Korçës, e mban gjallë vetëm turizmi. Të rinjtë kanë ikur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Në mungesë të të rinjve, fshatrat po plaken bashkë me banorët e tyre. Por për shumë prej tyre, shpresa mbetet që mosha e tretë të mos nënkuptojë edhe harrim.


Në fshatin Boboshticë të moshuarit kanë mbetur të ruajnë ritmin e dikurshëm të jetës në fshat.


Dikush kujdeset ende për pak tokë e dikush për disa kafshë. Thonë se puna i mban gjallë, ndërsa ditët kalojnë midis kujtimeve dhe mungesës së njerëzve të afërt.


Por ndryshe nga fshatrat e tjerë Boboshtica ka edhe ditë me pak gjallëri nga turizmi. Për të moshuarit e Boboshticës, çdo vizitor është një shenjë se fshati i tyre vazhdon të ketë jetë, pavarësisht viteve që kalojnë./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page