top of page

Detaje nga sherri në Korçë, merren në pyetje autorët dhe të plagosurit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin e djeshëm në Korçë, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.


Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje. Mësohet se në sherr janë përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.


Pas kësaj, Ilir Shuku, Dritan Pine, dhe Gersi Dervishi, dyshohet se kanë përdorur thika gjatë përplasjes duke plagosur 3 persona.


Mëngjesin e sotëm policia ka filluar të marrë në pyetje si të dëmtuarit, ashtu dhe të ndaluarit. Kjo për shkak se shumica e të arrestuarve të përfshirë në këtë sherr masiv kanë qenë të dehur.


Tre të ndaluarit: Ilir Shuku 54 vjeç, Dritan Pine 52 vjeç, Gersi Dervishi 37 vjeç, në deklarimet e tyre të dhëna mbrëmë, kanë thënë se nuk mbajnë mend arsyen se përse janë grindur. 


Gjatë sherrit të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri në bark, njëri në sy dhe tjetri në gjoks, të tre jashtë rrezikut për jetën. Të dëmtuarit janë të moshës 31, 34 dhe 35 vjeç.


Pas ngjarjes policia ka shoqëruar në Komisariat në cilësinë e të dyshuarve, dëshmitarëve dhe personave që janë në dijeni të ngjarjes.


Për ngjarjen janë ndaluar vetëm 3 persona të dyshuar si autorë dhe 5 të tjerë, që do t’u merren deklarimet, të cilët kanë qenë të shoqëruar me ata që janë përfshirë në konflikt.


Prokuroria e Korçës ka prerë 9 fletë-arreste, mes të cilëve dhe për personat e plagosur.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page