top of page

“Dora tinzare e natës nuk më mposht”/ Mesazhi që po bën bujë në rrjet

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Pas dhunimit të rëndë ndaj tij, drejtori i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar për herë të parë përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale.


Në postimin e tij, Haderi falënderon qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj tij dhe familjes, ndërsa thekson se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve dhe presioneve.


Ai shprehet se, pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tij, nuk do të heqë dorë nga parimet dhe përgjegjësia që ndjen ndaj qytetit.


“As pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme nuk do të mund të më ndalin apo të më zbehin parimet e mia për të ecur drejt, lirshëm dhe me ndërgjegje të pastër”, shkruan ai ndër të tjera.


Haderi thekson se plagët nuk janë vetëm fizike, por edhe shpirtërore, megjithatë shton se nuk ndihet i trembur dhe se do të vazhdojë të qëndrojë përballë së keqes.


Në reagimin e tij, ai shpreh besim të plotë tek Policia e Shtetit dhe organet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë të autorëve dhe porositësve të sulmit.


“Detyra ime ndaj Shkodrës është shërbimi dhe mosdorëheqja përballë së keqes e kërcënimeve”, përfundon ai në mesazhin e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page