top of page

E FUNDIT/ 4 persona procedohen për kalim të paligjshëm kufiri në Kapshticë dhe Qafë Thanë. Ja komunikata e policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë


Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.


Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në Kapshticë dhe në Qafë Thanë, procedohen penalisht 4 shtetas.


Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi, janë kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt të SPK Qafë Thanë dhe Kapshticë, 4 shtetas që po tentonin të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, konkretisht:


-D. H., 47 vjeç, banues në Librazhd;

-M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Vashë, Peqin;

-R. K., 20 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll;

-F. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.


Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, për secilin nga këta shtetas, dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për ta, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page