E FUNDIT/ Këmbësori përplaset nga makina, transportohet me urgjencë në spital
- May 27
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plazhi i Vjetër në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurin me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Deri më tani nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e këmbësorit të plagosur.
“KORÇA BOOM”
















