top of page

E RËNDË NË KORÇË/ Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 12 të qytetit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 30, 2025
  • 1 min read

Një 84-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 12 të qytetit të Korçës. Sipas informacionit të policisë, ka qenë një fqinj që ka njoftuar forcat e rendit pasi nuk ka marrë përgjigje nga e moshuara, e cila jetonte e vetme.


Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të hapur derën e banesës, ku ka gjetur gruan pa shenja jete. Ky është një rast tjetër i ngjashëm, pasi të moshuarit që jetojnë vetëm janë shpesh në rrezik dhe ka pasur raste të tjera të humbjes së jetës në kushte të ngjashme në qytetin e Korçës.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page