E tmerrshme/ Shqiptarja bie në pusetën e hapur dhe humb jetën në mënyrë tragjike
- 8 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka tronditur New York City, ku një grua shqiptare humbi jetën në rrethana të tmerrshme pasi ra në një pusetë të hapur në zonën e Manhattanit.
Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Westchester County.
Sipas mediave amerikane, ajo kishte parkuar automjetin pranë dyqanit luksoz Cartier në Midtown Manhattan dhe vetëm pak çaste pasi kishte zbritur nga makina, ka rënë në një pusetë të hapur të mbushur me avull dhe ujë të valë.
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes ishte kombinimi i traumave të forta trupore, djegieve të rënda dhe dëmtimeve fatale nga thithja e avullit të nxehtë. Sipas ish-zyrtarëve të mjekësisë ligjore në Nju Jork, dëmtimet më të rënda janë shkaktuar nga avulli, i cili i ka dëmtuar rëndë mushkëritë dhe frymëmarrjen.
Një dëshmitar në vendngjarje ka rrëfyer momentet dramatike, duke treguar se gruaja bërtiste vazhdimisht “po vdes” nga brenda pusit, ndërsa kalimtarët përpiqeshin ta ndihmonin me shkallë dhe mjete të improvizuara.
Sipas kompanisë Con Edison, kapaku i pusetës dyshohet se ishte zhvendosur vetëm pak minuta më parë nga kalimi i një kamioni të rëndë. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë.
Familjarët e përshkruajnë Donike Gocajn si një nënë dhe gjyshe të përkushtuar, ndërsa miqtë tregojnë se ajo po shkonte në punë për turnin e natës në momentin kur ndodhi ngjarja fatale.
“KORÇA BOOM”
















