top of page

Flakë në afërsi të Leskovikut, përfshihet nga zjarri një shtëpi druri në një biznes agroturizmi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 21, 2025
  • 1 min read

Një vatër zjarri është raportuar këtë pasdite në afërsi të Leskovikut, ku flakët kanë përfshirë një prej shtëpive prej druri që i përkasin një biznesi të fushës së agroturizmit.


Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në një nga strukturat që përdoren për pritjen e vizitorëve, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.


Në drejtim të vendngjarjes janë nisur dy mjete zjarrfikëse, një nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, të mbështetura edhe nga forcat e Policisë së Shtetit.


Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të shmangur përhapjen e flakëve në zona të tjera përreth.

“KORÇA BOOM”


bottom of page