Fund tragjik, gjendet i pajetë i zhdukuri prej ditësh
- Jun 8
- 1 min read
Ka marrë fund në mënyrë tragjike kërkimi për Gentian Vasilin, 50-vjeçarin shqiptar që rezultonte i zhdukur në Greqi prej datës 29 maj 2026. Pas disa ditësh kërkimesh intensive, ai është gjetur pa shenja jete.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët kanë shprehur mirënjohjen për të gjithë personat, vullnetarët dhe autoritetet që u angazhuan në përpjekjet për lokalizimin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 50-vjeçari ka humbur jetën aksidentalisht
pas një rënieje nga një lartësi shkëmbore. Trupi i pajetë është transportuar në morg, ndërsa autoritetet greke kanë nisur procedurat përkatëse dhe po hetojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Gentian Vasili ishte shpallur i zhdukur në zonën e Magoulas, në Atikë, çka kishte mobilizuar familjarët, komunitetin shqiptar dhe strukturat ligjzbatuese në Greqi. Për ditë me radhë u zhvilluan kërkime intensive me shpresën për ta gjetur gjallë, por fatkeqësisht historia u mbyll me një fund të dhimbshëm.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 50-vjeçarit.
“KORÇA BOOM”
















