top of page

FUTBOLLI me pushime/ Ja kur rikthehet SKËNDERBEU në fushë dhe kur luhen ndeshjet e para të 2026-ës!

  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Tashmë të gjitha skuadrat kanë nisur pushimet dimërore, ndërkohë që duhet thënë se në këtë periudhë është edhe kohë merkatoje, pasi pritet që skuadrat të bëjnë edhe lëvizjet e pakta në këtë periudhë.


Skënderbeu, kampion i dimrit në kategorinë e parë, duhet të vijojë me përgatitjet dimërore gjatë këtyre javëve, ndërkohë që pushimet nuk është se janë të mëdha.


Kjo pasi të shtunën e datës 10 janar të vitit të ri 2026 skuadra korçare do të zbresë në fushën e lojës me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Në bazë të shortit për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu do të përballet me Tiranën në kryeqytet dhe në këtë mënyrë viti i ardhshëm do të nisë me këtë përballje.


Por menjëherë pas Kupës do të vijë edhe kampionati, pasi zyrtarisht në datën 18 janar 2026 starton java e 18-të e kategorisë së parë, ku Skënderbeu do të dueht të presë Luftëtarin në stadiumin “Skënderbeu”.


Po ashtu në turin e dytë të Kupës edhe Pogradeci do të luajë më 10 janar me transfertën e Vllaznisë në Shkodër.


Më posht sjellim edhe ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

  

ÇIFTET E TURIT TË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË:

(10 janar 2025) ORA 13:30

Tirana – Skënderbeu

Teuta – Vora

Dinamo – Besa

Vllaznia – Pogradeci

Bylis – Laçi

Elbasani – Flamurtari

Partizani – Burreli

Egnatia – Apolonia

“KORÇA BOOM”


bottom of page