Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje: Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua sapo dha vendimin
- Korca Boom
- Oct 6
- 1 min read
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.
Lala ka treguar se Kalaja është qëlluar nga autori, i cili ishte palë e procesit, menjëherë sapo dha vendimin kundër palës Shkëmbi.
“Gjyqtari Astrit Kalaja shqyrtonte si trupë, si gjyqtar i vetëm, pasi ka shpallur vendimin, autori i dyshuar Elvis Shkëmbi shoqëronte xhaxhain e tij, tashmë sqarohet se gjyqtari është qëlluar për vdekje sapo ka dhënë vendimin, kundër palës Shkëmbi, gjykatën e kishte vënë në lëvizje Gjon Shkëmbi.
Fillimisht u tha se mund të ishte ai i dyshuar për ngjarjen pasi policia kishte kërkuyar informacion paraprak lidhur me palën që kishte vënë në lëvizje gjykatën dhe palët që ishin nnë konflikt për godinën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, një godinë për të cilën ka patur një sagë të gjatë gjyqësore fillimisht në Shkodër e më pas në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ndërkohë pala kundërshtare ishin babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurti.
Gjykata mbetet e rrethuar. Konflikti daton në vitin 1992”,-tha Lala.
“KORÇA BOOM”
