Goditje nga karburanti: Patentat mund të shtrenjtohen ndjeshëm
- 3 hours ago
- 1 min read
Rritja e çmimit të karburantit, si pasojë e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, po ndikon drejtpërdrejt te bizneset që e kanë naftën si lëndë bazë pune, mes tyre edhe autoshkollat.
Operatorët e këtij sektori paralajmërojnë se, nëse situata vijon, mund të ketë rritje të çmimeve për marrjen e patentës, si dhe rrezik për paralizim të aktivitetit.
Drejtuesi i një autoshkolle
, u shpreh se sektori po përballet me vështirësi serioze për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe kërkoi ndërhyrje nga qeveria.
“Sektori i autoshkollave do të paralizohet nga rritja e këtij çmimi. I bëj thirrje qeverisë të marrë masa, qoftë me heqjen e përkohshme të taksave mbi litrin e naftës apo me forma të tjera kompensimi, siç është vepruar me transportin publik apo bujqësinë,” u shpreh ai.
Sipas përfaqësuesve të autoshkollave, alternativat si përdorimi i mjeteve elektrike apo me gaz nuk konsiderohen praktike për kursantët e rinj, çka e bën edhe më të vështirë përballimin e situatës.
Ata shtojnë se aktualisht po vijojnë punën me të njëjtat tarifa, pavarësisht kostove në rritje, duke ulur ndjeshëm fitimet dhe duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e aktivitetit në muajt në vijim.
“KORÇA BOOM”
















