top of page

Incidentet e dhunshme nuk ndalen në Korçë – Procedime penale ndaj katër qytetarëve pas përleshjes fizike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 9, 2025
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj disa shtetasve të përfshirë në ngjarje të dhunshme.


Janë proceduar penalisht shtetasit M. M., 41 vjeç, L. M., 38 vjeç, dhe L. D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Gjithashtu, është proceduar shtetasi S. F., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas 60-vjeçar, po ashtu për motive të dobëta.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page