top of page

Inteligjenca Artificiale ‘zbulon’ kush do të jenë ministrat e qeverisë “Rama IV”; nga rikthimet te figurat e reja, ja emrat më të lakuar!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2025
  • 2 min read

Ne i kërkuam Inteligjencës artificiale që të bënte një analizë dhe të na sugjeronte tre emra të mundshëm për secilin post ministri.


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin të dinë emrat e ministrave të rinjë të kabinetit ‘Rama IV’, ne iu drejtum për “ndihmë” Inteligjencës Artificiale. Sigurisht, duke marrë shkas edhe nga “dashuria” e madhe e Ramës për Inteligjencën Artificiale dhe idesë së tij për një qeveri komplet “AI” në të ardhmen.  


Ne i kërkuam Inteligjencës artificiale që të bënte një analizë dhe të na sugjeronte tre emra të mundshëm për secilin post ministri. Në analizën e tij, “AI” sugjeron se Ministritë kryesore mbeten sërish në duart e të “vjetërve” ose të “besuarve” të Ramës. Sa i takon ministrive më pak të rëndësishme dhe atyre pa portofol, Inteligjenca artificiale parashikon zëvëndësime me figura të reja.  


Emrat që mund të jenë pjesë e qeverisë “Rama IV”, sipas inteligjencës artificiale:


-Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 

Belinda Balluku  

Damian Gjiknuri  

Ervin Demo   


- Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit 

Blendi Gonxhja  

Delina Ibrahimaj  

Milva Ekonomi   


-Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin 

Adea Pirdeni  

Fatmir Xhafaj  

Romina Kuko   


-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme 

Igli Hasani  

Niko Peleshi  

Elisa Spiropali  


-Ministër i Mbrojtjes 

Niko Peleshi  

Pirro Vengu  

Bledar Çuçi   


-Ministër i Brendshëm 

Ulsi Manja  

Taulant Balla 

Onid Bejleri  


-Ministër i Financave 

Delina Ibrahimaj 

Ervin Demo 

Erion Malaj  


-Ministër i Drejtësisë 

Fatmir Xhafaj  

Ulsi Manja 

Ermal Pacaj   


-Ministër i Arsimit dhe Sportit 

Iris Luarasi  

Adea Pirdeni 

Aurora Mara  


-Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 

Klodiana Spahiu 

Aulona Bylykbashi 

Antoneta Dhima  


-Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 

Dhimitër Kruti 

Hysen Buzali 

Ceno Klosi  


-Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit 

Adea Pirdeni 

Etleva Budini 

Adi Qose 


-Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin 

Ilva Gjuzi 

Etleva Budini 

Marjana Koçeku  


-Ministër Shteti dhe Kryenegociator 

Igli Hasani 

Damian Gjiknuri 

Arbjan Mazniku  


-Ministër i Turizmit dhe Mjedisit 

Aurora Mara 

Ardit Bido 

Loer Kume  


-Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor 

Arbjan Mazniku 

Aurora Mara 

Onid Bejleri  


-Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët 

Sara Mila 

Kejsi Elezi 

Ani Dyrmishi


*Shënim: Këto janë sugjerime të bërë nga Inteligjenca Artificiale/ PAMFLETI


 “KORÇA BOOM”


bottom of page