KF Skënderbeu mesazh solidariteti me familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e PAOK Selanik
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
KF Skënderbeu shpreh solidaritetin e tij më të thellë me familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e PAOK Selanik, pas lajmit tragjik për humbjen e jetës së disa tifozëve, të cilët po udhëtonin drejt Rumanisë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
Futbolli është pasion, dashuri dhe bashkim mes njerëzve, por mbi të gjitha është jetë. Në momente të tilla të dhimbshme, ndjehemi pranë atyre që po përjetojnë këtë humbje të rëndë dhe u përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Ngushëllime për familjen e Vasil Palos, korçarit që humbi jetën në aksident tragjik
U prehshin në paqe.
Forcë familjarëve dhe gjithë tifozërisë së PAOK.
“KORÇA BOOM”



















