Kryebashkiakja sulmohet me th*ikë në rrethana të paqarta, në shtëpi ndodheshin edhe fëmijët
- Korca Boom
- Oct 7
- 1 min read
Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer, është sulmuar me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sulmi ndodhi më 7 tetor, para banesës së saj, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.
Stalzer, 57 vjeçe dhe anëtare e Partisë Socialdemokrate (SPD), ka pësuar plagë të shumta në bark dhe shpinë. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e saj adoleshentë.
Policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi, ndërsa hetimet pritet të merren në dorë nga një skuadër e specializuar për rastet e vrasjeve.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për motivet e mundshme të sulmit, ndërkohë që gjendja shëndetësore e kryebashkiakes mbetet e rëndë.
"Korça Boom"



















