top of page

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me "surprizat" e motit për sot...

15 hours ago
1 min read

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të paradites territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.


Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit, duke përjashtuar gjysmën lindore, e cila do të mbetet e rrezikuar nga vranësirat konvektive dhe rrebeshet e izoluara të shiut.


Temperaturat e ajrit do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.


Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page