Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare mjeku i njohur!
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Lezha. Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare mjeku pneumolog, Dr. Artur Hoxha, i cili për vite me radhë iu shërbeu pacientëve në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Lajmi i hidhur është bërë publik nga miq dhe familjarë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të mjekut.
Përmes një mesazhi prekës, kolegu i tij Sander Marku ka kujtuar përkushtimin profesional dhe humanizmin e Dr. Hoxhës, duke theksuar gjurmët që ai la te kolegët dhe qytetarët që patën mundësinë të merrnin shërbimin e tij mjekësor.
“LAMTUMIRË, DR. ARTUR HOXHA! Me hidhërim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Artur Hoxhës, kolegut dhe mikut tonë! Turi ishte mjek pneumolog dhe kontribues në Spitalin Rajonal të Lezhës. Punoi me përkushtim ndaj profesionit, humanizmit dhe shërbimit ndaj pacientëve, ai la gjurmë në kujtesën e kolegëve dhe të qytetarëve që patën rastin ta njohin dhe të përfitojnë nga kujdesi i tij mjekësor.
Mjekët që i shërbejnë jetës nuk largohen kurrë plotësisht; ata mbeten në kujtesën dhe mirënjohjen e njerëzve. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Marku.
“KORÇA BOOM”
















