top of page

Lista që “trazon” tregun, ja sa duhet të paguhen mjekët dhe parukierët

  • 2 days ago
  • 1 min read

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal, si pjesë e masave për luftën ndaj informalitetit.


Kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me synim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale. Sipas të dhënave, pagat indikative variojnë nga rreth 75 mijë lekë për profesionet si berberë dhe parukierë, deri në 215 mijë lekë për kirurgët.


Në njoftimin zyrtar, Tatimet bëjnë të ditur se do të analizojnë të dhënat e deklaruara nga subjektet, duke i krahasuar me nivelet indikative përkatëse. Tatimpaguesit që deklarojnë paga më të ulëta se këto nivele, ose që ndryshojnë kategorizimin e profesionit për të ulur pagën e deklaruar, do të konsiderohen me risk dhe do t’i nënshtrohen verifikimeve të detajuara.


Administrata u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe punëdhënësve të deklarojnë në mënyrë të saktë pagat reale të punonjësve, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.


Sipas saj, kjo nismë synon jo vetëm formalizimin e tregut të punës, por edhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, me qëllim garantimin e pensioneve më dinjitoze për punonjësit në sektorin e mjekësisë dhe të shërbimeve estetike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page