Lumalas/ Aksident mes disa mjeteve, zbardhen detajet e para
- 5 minutes ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lumalasit, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë disa mjete, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me numrin e personave të lënduar apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe normalizimin e trafikut.
Pritet që në orët në vijim autoritetet të japin më shumë detaje mbi shkaqet e aksidentit dhe pasojat e tij.
“KORÇA BOOM”













