top of page

Ndjekje si në filma, plagoset pasi nxori a*mën ndaj policëve

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një operacion dramatik është regjistruar në Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar është plagosur nga policia pas një ndjekjeje dhe përplasjeje me armë në Athinë.


Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur efektivë të Njësisë Kundër Shantazheve po kryenin kontrolle rutinë në zonë dhe kanë identifikuar një person të dyshimtë.


Menjëherë sapo ka kuptuar praninë e policisë, shqiptari ka tentuar të largohet, duke detyruar efektivët ta ndjekin. Gjatë përpjekjes për arratisje, 42-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka tentuar ta drejtojë ndaj forcave të rendit. Në ato momente policët kanë reaguar me armë, duke e plagosur në vesh.


I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit “Attikon”, ku sipas informacioneve paraprake ndodhej i vetëdijshëm. Ende nuk dihet gjendja e tij e saktë shëndetësore.


Autoritetet greke kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin e plotë të tij dhe të kaluarën penale. Sipas burimeve mediatike, shqiptari dyshohet se ka lidhje me një emër të njohur të botës së krimit dhe besohet se po i shmangej arrestimit.


Gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të sendeve personale, policia gjeti një çantë me gjashtë granata dore, fakt që ka ngritur alarmin tek autoritetet për plane të mundshme kriminale apo akte të rrezikshme që mund të ishin në përgatitje.


Hetimet po vijojnë nga Njësia për Vrasjet, ndërsa pritet që në orët dhe ditët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me aktivitetin e 42-vjeçarit shqiptar në Greqi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page