top of page

NGJARJE E RËNDË/ Qeni kafshon në kokë 2-vjeçaren, arrestohet gjyshja e të miturës

  • Apr 7
  • 1 min read

Një incident i rëndë është shënuar në zonën e Pireut, ku një fëmijë vetëm dy vjeç mbeti i plagosur pasi u sulmua nga një qen.


Sipas informacioneve, vogëlushja i ka shpëtuar për një moment vëmendjes së gjyshes së saj dhe është afruar pranë një qeni, i cili më pas e ka sulmuar duke e kafshuar në kokë.


Menjëherë pas ngjarjes, fëmija është transportuar nën shoqërimin e policisë drejt Spitali i Fëmijëve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar gjyshen e saj, shtetase nga Holanda, me akuzën e rrezikimit të një të mituri. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës së Madhe, më 6 prill, ndërsa rrethanat e plota të incidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page