top of page

Ngjarje tragjike/ Gjendet vogëlushi i zhdukur, por ndërron jetë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme në Gadime të Lipjanit, ku vogëlushi Zejn Zejnullahu, i shpallur i humbur nga familja, është gjetur pas disa orësh kërkime, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.


Sipas informacioneve, i mituri nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit, çka alarmoi familjarët dhe banorët e zonës, të cilët nisën kërkimet. Rasti u raportua edhe në polici, ndërsa pas disa orësh, fëmija u gjet dhe u transportua me urgjencë drejt Qendra Klinike Universitare e Kosovës për trajtim mjekësor.


Fillimisht, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli, kishte konfirmuar se vogëlushi ishte gjetur me shenja jete dhe po trajtohej në spital. Megjithatë, pak orë më vonë, u bë e ditur se ai nuk arriti të mbijetojë.


Lajmin për ndarjen nga jeta të të miturit e konfirmoi mjekja kujdestare, Dafina Basholli. “Pacienti u pranua pa shenja jete. Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo.


I mituri dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit në fshatin Gadime, pasi ka dalë nga shkolla.

“KORÇA BOOM”


bottom of page