top of page

Plot 42 mijë euro donte të nxirrte në Greqi nga dogana, procedohet 44-vjeçari dhe i sekuestrohen dhe eurot!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 42 000 euro pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari.


Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.


Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në Fier.


Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page