POGRADEC/ Rrëzohet në trotuar, dëmtohet rëndë në kokë te Qafa e Pazarit
Një person ka pësuar lëndime të rënda në kokë paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit, pasi është rrëzuar aksidentalisht në momentin që po dilte nga një lokal. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3, në zonën e njohur si “Qafa e Pazarit”, menjëherë pasi i dëmtuari kishte konsumuar kafen.
Megjithatë, burime bëjnë me dije se pacienti ka refuzuar transferimin për ekzaminime të mëtejshme dhe është larguar drejt banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për rrëzimin e papritur mund të jetë bërë gjendja shëndetësore e personit, i cili dyshohet se vuan nga epilepsia.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, e cila ka ngritur grupin hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Ky rast pason ngjarje të ngjashme të raportuara në qark, siç ishte dëmtimi në kokë i një 54-vjeçari në Korçë gjatë muajit të kaluar.
“KORÇA BOOM”
















