POLICIA/ Goditi mbrëmë bashkëshortin në Lagjen 18-të, arrestohet 46-vjeçarja
- Korca Boom
- Sep 30, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në familje, në lagjen nr. 18, Korçë, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasen D. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, bashkëshortin e saj, shtetasin N. B., 50 vjeç. Ai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















