POLICIA/ Arrestim në Korçë. Grushte në Kolonjë
- Jun 11, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. P., 54 vjeç, banues në Podgorie, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; D. B., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. U., 68 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugën “21 Qershori”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen A. Zh., 71 vjeçe, këmbësore, e cila është dëmtuar lehtë.
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. C., 58 vjeç, dhe E. Sh., 58 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për shkak të një sipërfaqeje toke që shtetasi G. C. dyshohet se i ka zaptuar me vetëgjyqësi, shtetasit E. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. D., 20 vjeç, banues në Libonik, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”,pasi në fshatin Libonik, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kontroll.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















