Përplasje brenda tunelit, një i plagosur dhe trafik i bllokuar
- 6 hours ago
- 1 min read
Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore për menaxhimin e situatës, kryerjen e ekspertizës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















