top of page

Përplasje e fortë, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

  • May 27
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak orë më parë në bypass-in e Fier, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura, ku janë përplasur dy automjete.


Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve turistë të huaj. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.


Ndërkohë, autoritetet po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, ku për disa minuta u krijuan radhë të gjata automjetesh.

“KORÇA BOOM”


bottom of page