top of page

Përplasje e fortë, makina shkatërrohet pas goditjes me autobus

  • Jun 22
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Mjekës të Elbasanit, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë.


Sipas raportimeve paraprake, një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me një autobus. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, duken dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në automjetin e përfshirë në aksident.


Deri në këto momente nuk ka ende një bilanc zyrtar mbi personat e lënduar, ndërsa ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të mundshme personave të përfshirë.


Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor.


Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me gjendjen e personave të përfshirë dhe shkaqet e kësaj përplasjeje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page