top of page

Përplasje e fortë në Unazën e Madhe, tre automjete bëhen pjesë e aksidentit

  • Jun 8
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Unazën e Madhe të Tiranës, në segmentin verior pranë degëzimit që të çon drejt Paskuqanit.


Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përfshirë në një përplasje, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.


Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një person dyshohet të ketë mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.


Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës, lehtësimin e trafikut dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.

"KORCA BOOM"


bottom of page