Sherr masiv në Bulgarec, ndërhyn policia e Korçës, procedon katër të rinj!
- Korca Boom
- Nov 15, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 34 vjeç, E. A., 33 vjeç, D. S., 30 vjeç, banues në Bulgarec, dhe R. P., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dy shtetasit 34 dhe 33 vjeç janë konfliktuar me shtetasin R. P., për motive të dobëta, duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa shtetasi D. S. ka qenë i pranishëm në konflikt dhe nuk ka njoftuar organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















