top of page

Shkollat 9-vjeçare në Korçë, “Pandeli Cale” dhe “Naum Veqilharxhi”, pajisen me laboratorë të rinj ICT

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 24
  • 1 min read

Dy shkolla 9-vjeçare në Korçë, “Pandeli Cale” dhe “Naum Veqilharxhi”, janë pajisur me laboratorë të rinj ICT falë investimit të Bashkisë Korçë.


Kompjutera modernë dhe projektorë multimedialë do t’u ofrojnë nxënësve një proces mësimor bashkëkohor, duke u dhënë mundësinë të zhvillojnë aftësitë digjitale dhe të përgatiten më mirë për të ardhmen.


Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit në Korçë dhe krijimit të kushteve më të mira për fëmijët tanë.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page