top of page

Shoferi me 13 nxënës në furgon kapet në gjendje të dehur

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një shofer 53-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Elbasanit në aksin rrugor Belsh–Gjolene, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.


Shtetasi Sazan Jashar Gjolena u kap teksa drejtonte një automjet tip “Benz Sprinter”, me të cilin po transportonte 13 nxënës.


Pas testit të alkoolit, drejtuesi rezultoi pozitiv në dy matje radhazi, përkatësisht 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l, mbi normat e lejuara.


Ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page