top of page

T*itol në derën e një apartamenti, objektiv një grua dhe dy djemtë e saj!

15 hours ago
1 min read

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar orët e fundit në Tiranë, ku objektiv ka qenë dera e hyrjes së një apartamenti në një pallat.


Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, sasia e tritolit ishte vendosur në derën e banesës ku jetonte një grua e divorcuar së bashku me dy djemtë e saj.


Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje dhe as rrethanat që çuan në vendosjen e lëndës plasëse. Gjithashtu, nuk ka informacion nëse familjarët kanë pasur konflikte të mëparshme që mund të lidhen me shpërthimin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page