Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për këtë fundjavë, qytetet më të nxehta
- 4 hours ago
- 1 min read
Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ku më nxhetë parashikohet të jetë në qytete e Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.
Po ashtu edhe gjatë natës do të kemi temperatrua të larta të cilat do të variojnë nga 20 deri në 24 gradë ceclius.
shënojëEra parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
“KORÇA BOOM”
















