top of page

Trishtim dhe dhimbje, arti shqiptar humb një prej mjeshtrave të tij

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes piktori dhe studiuesi i njohur shqiptar, Kujtim Buza, duke lënë pas trishtim te familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e artit.


Kujtim Buza i përkiste një familjeje me tradita të forta patriotike dhe artistike nga Gjakova.


Ai ishte i biri i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare.


I rritur mes artit, Kujtim Buza e njohu pikturën që në fëmijëri dhe ia kushtoi asaj gjithë jetën.


Përmes krijimtarisë së tij, ai la një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe pasurimin e artit pamor shqiptar.


Vepra të tij ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe janë pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit.


Për kontributin e tij të çmuar në artet pamore shqiptare, Kujtim Buza u vlerësua në vitin 1983 me titullin “Piktor i Merituar”.


Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe vlerësuar kontributin e artistit në kulturën shqiptare.


Me ndarjen e Kujtim Buzës, arti shqiptar humb një prej figurave të tij të rëndësishme, ndërsa vepra dhe kontributi i tij mbeten pjesë e trashëgimisë artistike të vendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page