Tragjedi në rrugë, dy të vdekur dhe pesë të tjerë në spital pas përplasjes së dy makinave!
13 hours ago
1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku përplasja e dy automjeteve u ka marrë jetën dy personave.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 10:15. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, rreth 42 vjeç, si dhe një pasagjere që udhëtonte në automjetin tjetër.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
















