top of page

Vajza të thjeshta korçare në foto, por i dhanë madhështi atletikës…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 17
  • 1 min read

Historia sportive e Skënderbeut në sportin e atletikës mund të thuhet se është nga më të pasurat ndër të gjitha ekipet. Mund të ketë ekipe të tjera me ndonjë ikonë në disiplina të caktuara, por Skënderbeu i ka dhënë atletikës madhështi me shumicë.


Këtë e kanë treguar ndër vite, ku nuk kanë munguar titujt e kampionëve kombëtarë, rekordmenët dhe rekordmenet, vajza që kanë ngritur lart flamurin tonë kombëtar, madje duke fituar edhe medalje të arta dhe, natyrisht, duke u ngjitur në podium. Por sot do t’ju prezantojmë një foto, dhe gjithsecili prej jush mund të lërë një koment dhe të përmendë këto ikona.



Ajo që mban edhe tabelën “Skënderbeu” është ikona Pavlina Evro, për të vazhduar me kampione dhe rekordmene të tjera , janë të shumta. Ajo që të bën përshtypje është fakti se janë kaq të thjeshta, por i kanë dhënë jo vetëm Korçës, por të gjithë Shqipërisë, një madhështi të veçantë.

“KORÇA BOOM”






bottom of page