Vizita e stafit nga South-West University "Neofit Rilski", Bullgari në Universitetin “Fan S. Noli”
- 2 days ago
- 1 min read
Vizita e stafit nga South-West University "Neofit Rilski", Bullgari në Universitetin “Fan S. Noli” ka vijuar gjatë kësaj jave me të tjera takime e leksione të hapura.
Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë pedagogu, prof. as. Dimitur Tomov prezantoi për studentët e programit Master i Shkencave "Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet” temën: “Organizimi i stërvitjes fillestare në tenis në shkollë; sportet me raketë (tenis, tenis tavoline, badminton, tenis plazhi, volejboll me tenis) si mjet për stërvitje dhe rikuperim, promovim të shëndetit dhe sport rekreativ, ndërsa prof. as. Daniela Lekina paraqiti temën “Teknika e stilit “Front Crawl”; orë mësimore noti”.
Në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane për studentët e departamentit të Infermierisë u mbajtën leksionet: “Terapia okupacionale – konceptet bazë; terapia okupacionale në çrregullimet neurologjike”, nga prof. as. Ekaterina Mitova dhe tema “Fizioterapia – konceptet bazë; qasja e ekipit multidisiplinar në çrregullimet neurologjike” nga prof. as. Mariela Filipova.
Delegacioni nga Bullgaria i përbërë nga staf akademik dhe administrativ ndodhen në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të programit Erasmus + në mobilitet mësimdhënieje dhe trajnimi. Në takimet me drejtues e kolegë të Universiteti “Fan S. Noli” në fokus ka qenë bashkëpunimi.
“KORÇA BOOM”
















