top of page

Zjarr në një automjet pune në rrugën Qukës–Qafë Plloçë – Dyshohet defekt elektrik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 22, 2025
  • 1 min read

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ku një automjet i një prej firmave që po kryen punimet në këtë segment është përfshirë nga flakët.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila ka çuar në djegien dhe dëmtimin e konsiderueshëm të mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.


Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

“KORÇA BOOM” 


bottom of page