top of page


"Paqe tek ju”, mesazhi i Pashkës i Kryepiskopit Joani: Besimi si udhë në kohë pasigurie
Kryepiskopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joani, ka përcjellë mesazhin e tij të Pashkës për besimtarët, duke vënë theksin te rëndësia e paqes dhe forcës së besimit në një periudhë të trazuar për botën. Në fjalën e tij, ai rikujton përshëndetjen e parë të Krishtit pas Ngjalljes, “Paqe në ju”, duke e cilësuar atë si një thirrje të përhershme që mbetet aktuale edhe në realitetin e sotëm, të shoqëruar me konflikte, pasiguri dhe ankth për të ardhmen. Sipas Kryepisk
Apr 11


Zjarri shkatërron një bujtinë, dyshohet se...
Gjatë natës është përfshirë nga flakët një bujtinë në fshatin Dorëz të Librazhdit. Specialistët dyshojnë se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjetit të amortizuar elektrik duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Objekti ishte konstruksion druri dhe përdorej si bujtinë./ Oranews "KORÇA BOOM"
Apr 11


Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës nga 210 lekë për litër, tashmë do të shitet me 217 lekë. Pra çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) nuk duhet të jetë më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Vend
Apr 11


HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Dashuri e zjarrtë, përplasje dhe kthesa të forta. Këto shenja përballen me surpriza të mëdha dhe sfida financiare
Dashi Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë personit qe dashuroni. Me ne fund do mbarojnë njëherë e mire problemet de mosmarrëveshjet qe keni pasur me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë njëherë e mire jetën. Ne planin financiar do keni tronditje te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot te kryeni shpenzimet e nevojshme. Demi Jeta juaj ne çift do ketë mjaft përmirësime gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqë
Apr 11


Këmbimi valutor 11 Prill 2026! Mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.1 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 95.3 lekë, do të shitet me 96.1 lekë. Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 109 lekë dhe shitet me 110 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 58.3 lekë në blerje dhe me 59.5 lekë në shitje. “KORÇA BOOM”
Apr 11


E shtuna ideale! Moti i kthjellët në të gjithë vendin, njihuni me kushtet atmosferike
Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare që do të shfaqen kryesisht në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë nga juglindja drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe në luginat, era do të jetë më e ndjeshme, duke arritur deri në 10 m/s. Sa i përket detit, valë
Apr 11


Vendimi që prek fermerët/ Rama jep arsyet e heqjes së skemës së naftës
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë një takimi me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ku ka trajtuar edhe çështjen e mbështetjes për bujqësinë, përfshirë ndryshimet në skemën e subvencionimit të naftës. Rama u ndal tek problematikat dhe abuzimet që, sipas tij, kanë shoqëruar përdorimin e këtij subvencioni ndër vite, duke theksuar se qeveria është detyruar të eksperimentojë disa forma mbështetjeje për të arritur një rezultat më efikas dhe më të drejtë për
Apr 10


Policia dhe ARRSH bashkojnë forcat/ Çfarë pritet të ndryshojë në rrugët e vendit
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar një takim pune mes Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, në kuadër të përgatitjeve për një aksion mbarëkombëtar në akset rrugore. Takimi u fokusua në marrjen e masave konkrete për lirimin e brezit të sigurisë përgjatë rrugëve kombëtare, ndërsa u bë e ditur se aksioni do të nisë gjatë javës së ardhshme. Qëllimi kryesor është çlirimi i
Apr 10


Biletat drejt shtrenjtimit, nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
Edhe në Elbasan drejtuesit e linjave interurbane po përballen me vështirësi të shumta për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Ata paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës në rast se nuk merren masa për të kompensuar këtë kategori, e cila sipas tyre, po shkon drejt falimentimit. Një nga shoferët shprehet “Mund të rezistojmë dhe 2 javë po rezistuam. Vetëm 2 autobusë po punojmë. Jemi prag falimentimi”. “Sot është 150 lekë bileta, duke parë e duke bërë. S’mund të shprehemi do
Apr 10


Nga sot hyn në fuqi rregullorja e re për udhëtimin drejt vendeve Shengen, ja çfarë duhet të keni kujdes
Sistemi i Hyrjeve dhe Daljeve në BE (SHE), i cili filloi fazën e tij më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende evropiane, do të bëhet plotësisht funksional nga 10 prilli 2026. Kjo do të thotë që vulat e pasaportave do të zëvendësohen nga hyrjet dhe daljet e regjistruara në mënyrë dixhitale, si dhe nga regjistrimi i refuzimeve të hyrjes për udhëtarët afatshkurtër jo-anëtarë të BE-së. Të dhënat biometrike, të tilla si fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku
Apr 10


Sot kampionia e madhe Alma Thano feston 64-ër vjetorin e lindjes!
Alma Thano Floqi është një nga emrat të njohur të atletikës korçare dhe asaj shqiptare. Atletja që ka bërë historinë e garave të shpejtësisë 100-200 metra. Në garën e 100 metrave është kampione e vendit ashtu siç është e tillë edhe në shumë gara të stafetës 4X100 metra. Alma Thano është fituese e medaljeve të arta në dy spartakjadat kombëtare në garat e stafetës 4X100 metra. Atletja korçare ka qënë në majën e garave të shpejtësisë edhe në kushte kur në këto gara kanë vrapur b
Apr 10


Humb jetën i riu, ishte në pritje të bëhej baba
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike ku një 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë menjëherë pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Autorite
Apr 10


Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.4 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro do të blihet me 95.3 lekë, do të shitet me 96.1 lekë. Franga zvicerane blihet me 103 lekë dhe shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 109.2 lekë dhe shitet me 110.2 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 58.6 lekë në blerje dhe me 59.8 lekë në shitje. PËR KURSIN E MONEDHAVE TË TJERA SHIHNI TABELËN E MËPOSHTME: “KORÇA BOOM”
Apr 10


Temperatura deri në 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të pasdites. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë. “KORÇA BOOM”
Apr 10


Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, pika kufitare e Kapshticës ka regjistruar një shtim të lëvizjeve ndërkufitare, ndërsa emigrantët kthehen nga Greqia për të kaluar festat e Pashkës pranë familjarëve. Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për përballimin e fluksit, duke shtuar numrin e sporteleve në funksion. Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1. Falë kësaj organizimi, pala sh
Apr 10


E PREMTE “E ZEZË”/ Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
Dashi Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do doni te mos shkëputeni për asnjë çast. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm për te gjetur shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza negative për shkak te moskujdesit me shpenzimet. Demi Projektet e përbashkëta qe keni nisur do ju afrojnë edhe me tepër me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Ne krahë
Apr 10


Pamje të rënda/ Momenti kur pitbulli sulmon vogëlushen 4-vjeçare
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme tregojnë momentin e ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një qen pitbull sulmoi një vajzë 4-vjeçare. Kjo e fundit ishte nën shoqërinë e gjyshes së saj, ndërsa papritur u gjendën nën sulmin e kafshës. Momenti i rëndë është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes, ndërsa siç mund të shihet dhe nga pamjet duket që qeni lëviz lirshëm, ndërsa një moment sulmon vajzën e vogël. Në ndihmë u kanë shkuar qytetarë të shumtë që
Apr 9


Panairi i enëve prej balte, traditë e trashëguar në javën e Pashkëve në Korçë
Atmosfera festive e Pashkëve ka përfshirë qytetin e Korçës, ku në sheshin përpara Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” po zhvillohet panairi tradicional i enëve prej balte. Ky panair, tashmë simbol i kësaj periudhe, po tërheq jo vetëm korçarët, por edhe vizitorë të shumtë që zgjedhin qytetin e juglindjes për të përjetuar traditat e Javës së Shenjtë. Të pranishmit shprehen se ruajnë një lidhje të fortë me këtë traditë, duke e konsideruar baltën simbol të jetës dhe të r
Apr 9


Vendimi i ri i Bordit: Nafta dhe benzina më lirë duke nisur nga sot
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 9 Prill 2026, ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend, duke sjellë një lehtësim për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve. Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) të standardit SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shu
Apr 9


Pashkët ortodokse, rritet fluksi në Doganë!
Afrimi i festës së Pashkës ortodokse ka rritur fluksin e lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin me Greqinë. Tradicionalisht, bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, përgjatë 24 orëve të fundit, kanë përpunuar 6.279 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.821 në hyrje dhe 2.458 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2.431 mjet
Apr 9
bottom of page
