21-vjeçari shqiptar kapet me 28 doza kokainë dhe para të dyshuara
- Korca Boom
- Aug 26
- 1 min read
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 21-vjeçar shqiptar në qytetin e Ternit. Ngjarja ndodhi gjatë natës midis së premtes, 22 gusht, dhe të shtunës, 23 gusht. Sipas mediave italiane, i riu kishte vizë turistike dhe nuk rezulton me precedentë penalë.
Gjatë një patrullimi në rrugën Via G. Borsi, një makinë patrullimi e karabinierëve shmangu për pak përplasjen me një automjet që po drejtohej në drejtim të gabuar. Automjeti u identifikua më vonë si një makinë me qira. Policia e ndaloi atë menjëherë dhe kreu kontrolle.
Në kontroll u gjetën 28 doza kokainë me peshë totale rreth 18 gramë, si dhe një shumë parash prej rreth 1,000 eurosh, që besohet të jenë fitime nga trafikimi i drogës. E gjithë sasia e kokainës u sekuestrua.
21-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Voc. Sabbione. Pas seancës dëgjimore, gjyqtari miratoi kërkesën e prokurorit dhe urdhëroi që i riu të qëndrojë në rajonin e Umbrias gjatë hetimeve.
“KORÇA BOOM”



















