top of page

Ditë e nxehtë edhe këtë të martë/ Përgatituni për temperatura ekstreme, ja parashikimi i motit për ditën e martë

  • Jun 9
  • 1 min read

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.


Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.


Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.

"KORÇA BOOM"




bottom of page