E mërkura ditë pushimi dhe një krizë që po ndryshon gjithçka
- 4 days ago
- 1 min read
Sri Lanka ka marrë një vendim të pazakontë në përpjekje për të përballuar krizën e thelluar energjetike që po prek vendin. Duke nisur nga data 18 mars, autoritetet kanë vendosur që çdo e mërkurë të shpallet ditë pushimi zyrtar në të gjithë territorin.
Kjo masë synon të reduktojë konsumin e energjisë dhe të përballojë mungesat e pritshme të karburantit, në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përballen me luhatje të forta dhe pasiguri të shtuar.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje emergjente të qeverisë, ku u theksua nevoja për përgatitje ndaj skenarëve më të vështirë ekonomikë dhe energjetikë. Autoritetet u shprehën se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të menaxhuar burimet e kufizuara dhe për të garantuar funksionimin bazë të shërbimeve.
Sipas rregullave të reja, shumica e institucioneve publike do të funksionojnë me një javë pune katërditore. Megjithatë, sektorët kyç si shëndetësia, portet, siguria dhe shërbimet emergjente do të vazhdojnë aktivitetin normal, pa ndërprerje.
Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në kursimin e energjisë gjatë kësaj periudhe sfiduese.
“KORÇA BOOM”
















